Mottaki: Sateliti është për qëllime paqesore
Teheran - Irani deklaroi sot se sateliti i tij i parë i prodhuar në vend, i cili u lëshua sot në orbitë, është për synime paqësore dhe se të gjitha vendet duhet të përfitojnë nga një teknologji e tillë. Irani njoftoi sot në mëngjes për lëshimin e satelitit në një kohë kur vazhdon tensioni me ndërkombëtarët lidhur me programin e tij bërthamor.
"Teknologjia e satelitit që disponon Irani është plotësisht për synime paqësore dhe për të përmbushur kërkesat e vendit", deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Manouchehr Mottaki në një konferencë shtypi në kuadër të një samiti të Unionit Afrikan në Addis Ababa.