E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet arsyetimi ligjor për misrat pa kokrra të Çim Hysës

Antena brenda familjes

Deputeti Andis Harasani dhe Ndriçim Hysa janë paditur nga Garda e Republikës, se kanë tentuar të fusin në Kuvend misër pa kokrra. Pas shumë debatesh që degraduan në shtyrje fizike me njëri-tjetrin, misri më në fund u fut në seancë, por Garda tha se do të bënte padi për dhunë ndaj oficerëve të saj.

Në momentin kur Garda ndaloi deputetin Ndriçim Hysa, ky i fundit kishte tre kallinj misri me vete.

- Më falni zotëri, çfarë janë ato? - i tha roja.

- Misër, - i tha Hysa.

- Të lutem, zhvishe nga fletët ta shikoj, - i tha roja, - se mund të jenë sende të tjera.

Hysa e zhveshi dhe ia tregoi. Por kalliri ishte pa kokrra.

- Më vjen keq, po ky s’është misër, - tha roja. - Ky është send i fortë dhe sende të forta nuk lejohen në seancë, se prishet seanca.

- Është misër, - ngulte këmbë Hysa, - nuk është send i fortë, ja preke.

- Mos provoko, - i tha roja, - se nuk të prek me dorë, por ai nuk është misër.

- Misër është, - ngulte këmbë Hysa, - por është misër qeverie dhe nuk bën kokrra.

- Të lutem shumë, - i tha roja, - largohu nga dera, hidhi sendet e forta në kosh dhe futu brenda.

- Jo, unë do futem, se ky është misër.

- Më vjen keq, - i tha roja. - Mua mund të ma hedhësh me çfarë të duash, se nga fshati jam, por me misrin s’ma hedh dot. Misri ka kokrra, se jam rritur me bukë misri.

Pasi humbi durimin, Hysa e shtyu dhe hyri brenda. Roja rezistoi, por aty u gjend Harasani që i dha një dorë dhe Hysa hyri brenda bashkë me misrin pa kokrra.

Kaq mjaftoi që roja të thërriste shefin e tij dhe t’i tregonte për ngjarjen. Çështja u bë e madhe dhe filloi lëvizja nga lart. Komandanti i Gardës thirri juristin, juristi gazetarët, dhe u dha deklarata për shtyp. Pas kësaj gazetarët shkuan t’i merrnin një prononcim ministrit Gjana për incidentin, por nuk po e gjenin askund. Më në fund, dikush tregoi se ishte tek aneksi i Kuvendit. Shkuan kamerat, kur ç’të shikonin. Gjana dhe Bode po bënin muhabet me njeri-tjetrin dhe po hanin misra të pjekur.

Gazetarët mbetën të shtangur.

- Po ju si i keni futur misrat? - i pyetën.

- Misrat nuk ndalohen të futen në Kuvend, - tha Gjana.

- Po Hysën pse nuk e latë t’i fuste?

Hysa kërkon të fusë koçan misri, d.m.th., misër pa kokrra. Ata nuk lejohen, se po të lejoheshin, do ishte dhe Flamur Noka deputet.

Kaq mjaftoi që ne t’i tregonim mikut të rubrikës sonë për batutën e Jeminit kundër tij.

- E di, e di, e mora vesh, - tha. - Po s’ka faj ai. ǒt’i bëj atij burrit që m’i lë gjithë punët mua. Më ka vënë të gjej misra pa koqe përballë Besnikut dhe s’gjej dot asnjë. Këta tallen me misrat pa kokrra në Kuvend, unë s’di kë të zgjedh nga misrat pa kokrra në PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›