Gjendet dy ditë pas vdekjes taksisti
Është gjetur i pajetë në banesë nga fqinjët e tij një 60-vjeçar nga qyteti i Vlorës. Ai banonte i vetëm në një banesë njëkatëshe në lagjen "Pavarësia" të qytetit, pas divorcit nga bashkëshortja. Agim Baraj, i cili punonte si taksist, nuk ishte parë të dilte nga shtëpia prej dy ditësh, ndaj fqinjët kanë shkuar të marrin vesh se ç‘bënte dhe e kanë gjetur të vdekur. Policia tha se ai kishte vdekur nga shkaqe natyrore 48 orë para se të gjendej.