E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr për pronën, plagos kushëririn

Një grindje e vjetër mes dy kushërinjve është bërë shkak i plagosjes me mjete të forta të një 45-vjeçari, ndërsa autori është shoqëruar më pas në polici. Demir Aliaj ka përfunduar në spitalin e Beratit dje pasdite, pasi është plagosur me mjete të forta nga kushëriri i tij, Edlir Aliaj, 30 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth 16:00 të pasdites së të martës. Sipas mjekëve, i plagosuri ka dalë nga rreziku për jetën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›