E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Shpërthen treni, të paktën 13 viktima

Të paktën 13 persona, mes tyre 3 fëmijë kanë gjetur vdekjen e rreth 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e daljes nga shinat të një treni pranë qytetit Viarexho rreth 350 km në veri të Romës. Sipas zyrtarëve lokalë, të paktën 1000 persona janë evakuuar nga zona e shpërthimit. Ngjarja ndodhi si pasojë e përfshirjes nga flakët të një cisterne gazi, në një nga vagonat e trenit. Dy ndërtesa pranë vendit të aksidentit u rrëzuan. Mediat italiane raportojnë se një pjesë e vitkimave ishin në këto dy ndërtesa. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Drejtoria e Hekurudhave tha se një nga vagonat e trenit kishte dalë nga shinat duke tërhequr edhe katër vagonë të tjerë. Ndërkohë një sasi gazi i lëngshëm ka rrjedhur nga një cisternë në një nga vagonat duke u përfshirë më pas nga flakët. Policia tha se pjesa më e madhe e personave që ndodheshin në tren kanë arritur t’i shpëtojnë aksidentit. Ky është aksidenti më i madh hekurudhor në Itali që nga janari i vitit 2005, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave në veri të Bolonjës gjetën vdekjen 17 persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›