E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e masakruar me thike e moshuara, dyshohet veteflijimi

Gramsh- Trupi i nje te moshuare eshte gjetur i masakruar me thika ne shtepine e saj nga familjaret, ndersa policia ka deklaruar si pisten e pare, ate te tentatives se vetevrasjes ne kushte depresive. Por dyshimet jane hedhur edhe per nje vrasje te mundshme ne rrethana te paqarta, pasi 80-vjecarja Shahine Latifi, banuese ne fshatin Kuqan te Gramshit, ka pasur shume plage thike ne pjesen e barkut, qe ekspertet mendojne se nuk mund t'i shkaktonte dot vet. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 16:00, kur nga spitali eshte njoftuar se e moshuara kishte mberritur ne gjendje koma. Familjaret kishin gjetur trupin pas kthimit ne banese, pasi i deshmuan grupit hetimor se kishin dale per te kryer punet e perditshme. Burime policore thane se dyshohet qe Latifi, te kete perdorur thiken e bukes per te kryer aktin sipas pistes se pare. Gjithcka duket se ka qene e paramenduar. Pasi eshte siguruar se eshte e vetme ne banese, 80-vjecarja ka mbyllur dyert, ka shkuar ne kuzhine dhe pasi ka marre thiken e bukes, ia ka ngulur disa here vetes ne pjesen e barkut. Ketu kane lindur edhe dyshimet e para te hetuesve, per faktin se si viktima me moshen e thyer ka gjetur fuqi te vetemasakrohet. Mesohet se e moshuara jetonte me djalin e saj te madh, qe e ka derguar me shpejtesi ne spital. Ne vendin e ngjarjes shkoi nje grup hetimor, i cili arriti ne konkluzionin se e moshuara ka vepruar ne kushtet e tronditjes se rende psikike, per shkak te depresionit.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›