E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gripi i derrave", policia spastron barakat e mishit

Kurbin- Paniku i "gripit te derrave", me shume se ne cdo qytet tjeter te vendit eshte ndjere ne rrethin e Kurbinit. Te frikesuar nga perhapja e virusit qe nisi nga Meksika, eshte komisariati i policise qe eshte hedhur ne aksion, duke penalizuar te gjitha pikat e tregtimit te mishit te derrit, jashte standardeve dhe pa kushte higjenike. Asnje prej institucioneve vendore pergjegjese, si Drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit, e bashkia e Lacit, nuk kishte vepruar per te marre masa. Edhe perse ne nje dite, ku mijera besimtare kane mesyre ne Kishen e Shen Ndout, policia e Kurbinit ka arritur te kryej nje operacion te perbashket me Policine Bashkiake te Lacit, per mbylljen e pikave ambulatore dhe te thertoreve te improvizuara ne baraka, ne ane te superstrades qe lidh Mamurrasin me Lezhen dhe tregtohet mishi i derrit. Deri tani tregtaret e mishit te derrit kane arritur qe per vite te tera te shperfillin te gjitha rregullat elementare te kushteve higjenike. Po keshtu, kasapet, kane mundur qe mishin ta shesin te pakontrolluar, po qe per fat te mire nuk ka pasur asnje shqetesim apo ankese. Ne aksin qe eshte kontrolluar dje rezultojne se kryejne aktivitet gjashte pika tregtimi. Derrat theren anash rruges dhe me pas, mishi i tyre varet per shitje ne baraka, mes pluhurit dhe papastertive. "Gripi i derrave" ka bere kerdine ne disa vende te botes.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›