E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevaret ne punishte zdrukthetari

Durres- Nje 27-vjecar nga qyteti i Durresit dyshohet se eshte flijuar ne zdrukthetarine e babait, ne gjendje te rende depresioni. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem, pak metra larg baneses. Trupi i varur ne litar i Leonard Molles, i martuar me nje femije, eshte konstatuar fillimisht nga babai, qe kishte shkuar per te hapur zdrukthetarine e marre me qira. Ne vendngjarje kane mberritur efektive te policise, si dhe ekipi mjekesor, por nuk kane mundur te bejne asgje per jeten e te riut, pasi ai kishte nderrua jete perpara se familjaret ta gjenin. Policia tha se i ndjeri njihej si nje perdorues i lendeve narkotike dhe kjo situate mund ta kete cuar deri ne aktin fatal.

Ngjarja

Policia u deklarua e rezervuar ne lidhje me rrethanat qe cuan 27-vjecarin, drejt aktit te veteflijimit. Burime zyrtare u shprehen se trupi u gjet nga babai i viktimes i vetevarur me litar, ne punishten qe kishin marre se bashku me qira. Versioni zyrtar eshte akti i veteflijimit. "Ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 15 te qytetit, ne ambientet e nje zdrukthetarie", thane burimet policore. Viktima, eshte i martuar me nje femije dhe banonte ne lagjen nr. 8 te qytetit. Deri tani, policia nuk ka arritur ne konkluzion per ngjarjen, apo per rrethanat qe e kane shtyre te riun t'i jepte fund jetes, pasi nga te dhenat e para duket nje vetevrasje. Aktualisht, po kryhen veprimet hetimore dhe pas kesaj, pritet qe policia te dale me nje deklarate te dyte.

Motivi

Grupi hetimor i ngritur nga Policia e Durresit, po punon ne menyre intensive per zbardhjen e plote te ngjarjes, si dhe mbi motivet qe kane detyruar te riun t'i jape fund jetes se tij duke u vetevarur. Informacione paraprake nga Policia e Durresit, bejne te ditur se 27-vjecari njihej si person me probleme, pasi ishte narkoman. Dyshimet e policise mbi aktivitetin e te ndjerit jane ngritur pas deshmise se te afermve, si dhe personave qe frekuentonte i riu. Uniformat blu krahas deshmise se personave mbi jeten e te riut po hetojne edhe mbi ate te nje vrasjeje te mundshme, nga persona ende te paidentifikuar. Deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes, motivet mbeten ende mister.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›