Operacioni "Matrix 4", gjykata shpall te pafajshem 4 persona
TIRANE - Gjykata e Tiranes shpalli dje vendimin per 14 te pandehurit e operacion "Matrix 4", te akuzuar per vjedhjen e bankomateve, nepermjet kartave te kreditit. Gjate vendimit te saj gjykata shpalli te pafajshem kater prej te pandehurve; Anil Gjergjani (Laro), Indrit e Blerim Abazi dhe Flamur Gashi. Per te pandehurit Rei Karapicin, Enea Celen, Redi Cikanin, Ledio Dokon dhe Kreshnik Luku gjykata dha denimin me nga 2 vjet burg me kusht, secili. Pra keta te pandehur, gjate dy viteve nuk duhet te kryejne asnje veper tjeter penale. Per te pandehurin Alban Bare, gjykata dha denimin me 1 vit burg. Per tre te pandehurit e fundit Klajdi Therolli, Fatmir Borshi dhe Fatmir Kolbarku, togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Petrit Como, dhane denimin me 140 mije leke gjobe. Dy seanca me pare, gjate paraqitjes se konkluzioneve perfundimtare, prokurori i ceshtjes deklaroi fajtore dhe kerkoi denimin me 38 vjet e 5 muaj, si dhe 600 mije leke gjobe per te pandehurit. Sipas akuzes, te pandehurit akuzohen per veprat penale te mashtrimit, te kryer ne bashkepunim me shume se nje here ne dem te shume personave, falsifikimit te letrave me vlere dhe moskallezim krimi. Veprat penale jane kryer nga keta te akuzuar, per nje periudhe rreth 2-vjecare ne disa qytete shqiptare, si Tirane, Durres, Vlore, Fier dhe Sarande. R.C