E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret derguan 368 milione mesazhe, kryeson Vodafone

Shqiptaret kane cuar 368 milione mesazhe, nepermjet telefonave celulare gjate vitit 2008. Perllogaritjen e ka bere Autoriteti per Komunikimet Elektronike, sipas te cili i bie qe cdo shqiptar te kete derguar 112 mesazhe, gjate vitit 2008. Numri i SMS-ve te derguara nga abonentet celulare gjate vitit qe shkoi, shenoi nje rritje me 19% ne krahasim me vitin 2007 (16% per Vodafone dhe 11% per AMC). Nderkohe numri i MMS eshte 1.42 milione, ku pjesa me e madhe eshte derguar nga perdoruesit e Vodafone. Numri i mesazheve SMS per perdorues per vitin 2008, nuk ka ndryshime nga viti 2007 por ka varianca te medha midis operatoreve. Keshtu perdoruesit e Vodafone, dergojne mesatarisht 15 SMS ne muaj, ndersa te AMC dhe EM dergojne 7 dhe 5 SMS ne muaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›