Kthehet nga leja, ushtari vetevritet me "Kallashnikov" ne sherbim
Elbasan- Flijohet me "Kallashnikovin" e sherbimit ushtari, dy muaj para perfundimit te detyrimit dhe kthimit ne familje. Eglantin Mehmeti, 21 vjec, me banim ne lagjen nr. 3 ne Cerrik, dyshohet se eshte vetevrare oret e vona te se henes, ndersa ishte duke kryer sherbimin ne repartin e mbrojtjes civile ne Kraste te Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:00, ndersa i ndjeri ka qene i vetem ne vendin e rojes, kur ka ndermarre aktin ekstrem, vetem nje dite pasi ishte kthyer nga leja. Me gjithe ndihmen e dhene nga Komanda dhe shoket, ai nuk ka mundur te mbijetoje.
Akti veteflijues, duket se ka qene i paramenduar. Sipas skenes se ngritur nga hetuesit, Eglantini ka qene i vetem dhe ne kushtet e tronditjes se rende nervore, kur ka ndermarre vendimin fatal. Ai i ka drejtuar armen vetes dhe ka mjaftuar nje shkrepje e vetme qe te vdese ne vend, pas bresherise se plumbave qe ka marre ne pjesen e trupit dhe kokes. Krisma eshte degjuar nga shoket dhe oficeri i rojes, qe jane munduar te lidhen menjehere me ushtarin. Por nuk kane marre asnje pergjigje prej tij. Ata kane nxituar drejt vendit te sherbimit dhe e kane gjetur pajete te riun. Ushtari eshte derguar me shpejtesi drejt spitalit ne Elbasan. Por gjithcka ishte formalitet, pasi sipas mjekeve vdekja ka qene e menjehershme. Ne vendin e ngjarjes shkuan ekspertet dhe nje grup hetimor. Sipas te dhenave te para rezulton se 21-vjecari Eglantin Mehmeti, eshte vetevrare me armen e sherbimit, tip "Kallashnikov". Ne cilesine e proves materiale ekspertet kane sekuestruar nje gezhoje dhe armen, me te cilen viktima ishte ne sherbim. Hetuesit pohuan se do te kryejne edhe kontrollin balistik te automatikut.
Mbeten te paqarta arsyet qe detyruan te riun te shkoje deri ne veteflijim. Burime zyrtare bene te ditur se ushtari ishte vetevrare ne kushtet e tronditjes se rende psikike, pasi kishte kaluar ne gjendje depresive ne rrethana ende te paqarta. Sipas deshmive te shokeve dhe drejtuesve te repartit, Eglantini kishte rene disa here ne depresion gjate muajve te fundit, por ishte i sjellshem dhe i shoqerueshem me te gjithe. Nje dite me pare ai ka qene me leje prane familjes. Burime ne vendngjarje pohuan se pak minuta para aktit, 21-vjecari mund te kete biseduar ne telefon me nenen e tij, ose me njerin nga pjesetaret e familjes. Sipas fqinjeve, i ati i ushtarit kishte probleme me shendetin.
F. Salliu