E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën 58-vjeçari, nuk mbajti kontrollin e mjetit



KORÇË – Një pakujdesi e vogël gjatë drejtimit të mjetit i ka kushtuar shtrenjtë një 58-vjeçari. Bashim Gjata humbi jetën mbrëmjen e dy ditëve më parë, gjatë një aksidenti automobilistik. Policia e Korçës bëri të ditur se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të qytetit të Maliqit, Gjata, banues në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar mjetin Benz Mercedes, me targë TR 8993 I , ka dalë nga rruga, duke u aksidentuar. Për pasojë, gjeti vdekjen e menjëhershme. “U kryhen veprimet procedurale për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, - thonë burimet policore.

Spahiu: “Së shpejti mblidhet Konferenca e Gjyqtarëve”

TIRANË – Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se do të thirret së shpejti Konferenca e Gjyqtarëve për të shqyrtuar propozimin për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve. Sipas nënkryetarit të KLD-së, imuniteti i gjyqtarëve pritet të diskutojë nismën në Konferencë dhe më pas do të dalë me një paketë propozimesh për mënyrën se si do të realizohet kufizimi i imunitetit të togave të zeza.
Pak kohë më parë, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë thirrje për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve për shkak se mbrojtja ligjore që ata gëzojnë ndaj hetimeve penale në shumë raste i ka lënë vend korrupsionit dhe pamundësisë së ndëshkimit të veprimeve të paligjshme. Nismat e deritanishme, megjithatë, duken në kuadër të deklaratave për shkak se kufizimi i imunitetit të gjyqtarëve është një nocion, i cili prek Kushtetutën e vendit, ligjin për gjykatat dhe KLD-në dhe një sërë ligjesh të tjera që duan shumicë të cilësuar mbi 80 vota në Kuvend. Aktualisht gjyqtarët nuk mund të hetohen nga prokuroria, qoftë edhe me kallëzimin e policisë apo të qytetarëve pa kërkuar më parë autorizim nga KLD-ja.

1 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›