E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet fëmija i humbur, e ushqenin macet

Jeta e tij i ngjan pak asaj të Mowgli, personazhit fantastik të Librit të Xhunglës shkruar nga Rudyard Kipling, i cili u braktis në xhunglën indiane dhe u adoptua nga ujqërit.

I vetmi ndryshim është që fëmija, kësaj radhe që u gjet nga policia e Argjentinës ishte adoptuar nga disa mace endacake.

Kështu ka treguar për mediat zëdhënësi i policisë së qytetit të Misiones, Alicia Lorena Lindgvist për “Sunday Telegraph”.

“Ndërsa ecja përgjatë një kanali në qytet vura re një grup macesh. Nuk kisha parë kaq shumë mace që rrinin të gjitha bashkë dhe kështu që u afrova të shikoja. Pikërisht aty pashë një fëmijë. Fëmija ishte i shtrirë dhe macet po e lëpinin, pasi ishte vërtetë shumë i pisët”- ka treguar ai.

Kur polici ka tentuar të afrohet më shumë, macet u egërsuan dhe mu vërsulën. Aty pashë se fëmijën e kishte zënë gjumi, ndërsa ato po e mbanin ngrohtë me trup.

Policia pas një seri kërkimesh gjeti të atin e fëmijës, që është një i pastrehë dhe që ka treguar se e kishte humbur djalin ditë më parë, teksa ishte duke mbledhur kartonë që më pas i shiste për të nxjerrë ndonjë lek. I ati ka shtuar se djali kishte një ‘miqësi’ të hershme me macet, të cilat në shumicën e herëve i gjenin edhe ushqimin.

La Stampa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›