E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerje energjie për shkak të avarive

Tiranë- Motit te keq, me temperatura të ulëta dhe reshje do t’i shtohen sot edhe ndërprerjet e energjisë elektrike në periferi të kryeqytetit. Ndërprerje janë njoftuar edhe në rrethe të tjera të vendit, ku lajmërohet se do të ndërhyhet për të riparuar defektet e shumta që janë konstatuar.

Përmes një komunikate për shtyp, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka paralajmëruar se do të bëjë ndërprerje të energjisë elektrike në zonat periferike të Tiranës dhe në disa fshatra.

“Ndërprerjet e energjisë elektrike do të bëhen për shkak të avarive në linjat e transmetimit të energjisë, si pasojë e motit të keq”- sqaron Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Sipas të njëjtit burimit, probleme të ndryshme janë regjistruar në disa linja, në mënyrë të veçantë në linjën OST-Koman-Tiranë-Elbasan.

Nisur nga defektet, specialistët njoftojnë se stakimet e energjisë do të jenë të gjata, për shkak të punës që duhet bërë deri në riparimin e defekteve. Ata garantojnë se pas kësaj situata do t’i kthehet menjëherë normalitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›