E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjendet i vrarë me armë zjarri një person

Korçë-Kalimtarë të rastësishëm kanë gjetur një person të pajetë në rrugën Korçë-Vokopojë. Nga verifikimet e para të policisë, viktima është një mashkull rreth 35-vjeç, që mendohet se është banor i qytetit të Korçës. Nga këqyrja e trupit të pajetë ka rezultuar se ky shtetas ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë që kufoma pasi është ekzekutuar është lënë buzë rrugës midis fshatrave Voskop dhe Voskopojë. Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje nuk ka përcaktuar ende zyrtarisht shkakun e vrasjes së këtij personi, por hetimet janë duke vazhduar. Ka disa pista në të cilat po heton policia, por ende nuk bëhen me dije saktësisht se cilat janë arsyet e ekzekutimit të këtij shtetasi dhe nuk ka as ndonjë të dhënë rreth autorësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›