E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet flamuri amerikan i kohës së George Washington

Zbulimi Gjendet në një komodinë një pjesëz e historisë së SHBA-së

Nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të fshehë sirtari i një mobilieje të vjetër. Mund të ngjajë, ashtu siç i ka ndodhur 70-vjeçarit Ernesto Campanini, të gjejë një flamur të vjetër amerikan, që i përket kohës së George Washington dhe të atyre 13 kolonive nga të cilat kanë lindur shtetet moderne e të pushtetshme të Amerikës. Një copëz historie që rrëfen fëmijërinë e një kombi. Në vitin 1981, Campanini bleu në Parma një komodinë të vjetër. Pikërisht aty zbuloi edhe flamurin amerikan. Ky flamur është i punuar me dorë dhe ka në qendër një shqiponjë, simbol i Shteteve të Bashkuara, që shtrëngon mes kthetrave një mburojë me 13 yje. Menjëherë Ernesto lidhet me specialistë të flamujve në Amerikë, sipas të cilëve vjen konfirmimi se kemi të bëjmë me një flamur autentik, i cili me shumë gjasa është i para vitit 1795, sepse ka vetëm 13 yje. Ylli i 14 dhe i 15 u shfaqën në fillim të majit të vitit 1795. Edhe pse kemi të bëjmë me një pjesë interesante të historisë së Amerikës, prej kureshtarëve që janë afruar për ta parë këtë flamur nuk ka ardhur ende asnjë ofertë për ta blerë. Gjithsesi, Ernesto e ka një dëshirë: t’ia dhurojë këtë flamur Presidentit Barack Obama, për të cilin ka shumë simpati.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›