E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil gjenden fosile te dinosaurit gjigant

Paleontologët brazilianë kanë paraqitur fosile të ruajtura shumë mirë të një dinozauri gjigand, mishngrënësi më i madh i gjendur ndonjëherë në këtë vend. Specia e rrallë, sipas matjeve në laborator, duhet të ketë peshuar pesë deri në shtatë ton dhe ka qenë 14 metra e gjatë.

Kërkuesit i kanë gjetur fosilet në një rajon verilindor të vendit dhe bëhet fjalë për një kafshë që ka jetuar aty rreth 95 milionë vjet të shkuara. Dinozauri i përngjet mjaft specieve të gjetura në Afrikë që duhet të kenë migruar në amerikën e Jugut, rreth 115 milionë vjet më parë, para se dy kontinentet të ndaheshin. Kërkuesit brazilianë i kanë gjetur fosilet në vitin 1999 dhe iu janë dashur 12 vjet për ti identifikuar.

Delina Bitraku

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›