E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, limonimë efikas sekemioterapia

BALTIMORA- Shkencëtarët amerikanë kanë arritur në përfundim se limoni, i cili mund të shtrydhet apo të hahet, ka efekt më të volitshëm në ciste dhe tumore të ndryshme.

Limoni vret qelizat e tumorit dhe, sipas disa hulumtimeve, mund të jetë më efikas sesa kemioterapia. Shkencëtarët e Institutit të Shëndetësisë në Baltimora, SHBA, kanë konstatuar se limoni, i cili mund të shtrydhet dhe të pihet si lëng, apo edhe të hahet, ka efekt shumë të volitshëm në luftimin e cisteve dhe tumorit.

Përveç faktit që është kurues, në luftë kundër të gjitha tipave të kancerit, limoni është efikas edhe si agjent i spektrit të gjerë kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore, kundër parazitëve të brendshëm në trup si edhe rregullator i tensionit të lartë të gjakut.

Limoni vepron edhe kundër depresionit dhe çrregullimeve nervore. Faktor tepër i rëndësishm është fakti që limoni nuk dëmton qelizat e shëndosha në organizëm.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›