E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turku rreh katër policë

Djali i një biznesmeni turk ësh
të arrestuar nga policia e
kryeqytetit, pasi akuzohet se ka
rrahur njëherësh katër punonjës
policie. Burimet policore të Tiranës
thanë se u arrestua turku
Osman Dimitrash, 21 vjeç, lindur
në Turqi dhe banues në Tiranë,
pasi në orën 05.00 të mëngjesit, në
rrugën "Vaso Pasha", ka goditur
me grushte e shkelma patrullën e
policisë, të përbërë nga katër veta.
Sipas policisë, për këtë person
kanë denoncuar policët Edvin Zh.,
Dritan D., Nuredin K. dhe Algert
Ç. Në momentin e konfliktit, turku
ka qenë duke udhëtuar me një
mjet dhe nuk i është bindur policisë
për kontroll, duke i kundërshtuar
me dhunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›