E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i ekzekutuar lojtari i basteve sportive

Shkelqim Nozlli 22 vjec nga Mezezi u gjet i vrare me dy plumba dy dite pasi ishte larguar nga shtepia


Viktima mendohet se ka shkuar ne Krrabe me dy persona te tjere me nje veture me targa te huaja


Gjendet i ekzekutuar me dy plumba ne trup lojtari i basteve sportive dy dite pasi ishte larguar nga shtepia. Shkelqim Nozlli 22 vjec banues ne fshatin Mezez te Tiranes u gjet i vrare dhe i hedhur ne rrugen kombetare Tirane Elbasan ne kilometrin 24 te ketij aksi ndersa ishte hedhur rreth 22 metra larg nga rruga.


Viktima dyshohet se eshte ekzekutuar me dy plumba pasditen e se dieles ne km 22-te te aksit Tirane- Elbasan nga persona ende te pa identifikuar.


Ngjarja e rende u njoftua mengjesin e djeshem rreth ores 8 30 por dyshohet te kete ndodhur pasditen e se dieles ne nje rrugice ne afersi te km 22-te te aksit Tirane- Elbasan ndersa trupi i tij u gjet dje paradite nga nje kalimtar i rastit i cili kishte ndaluar automjetin ne rrugen kryesore.


Policia dyshon se i riu mund te jete rrembyer dhe me pas te jete vrare pasi trupi i tij ka pasur disa goditje me mjete te forta dhe me pas eshte qelluar dy here me arme zjarri ne trup. Motivet ende jane te panjohura deri me tani.


Arma e zjarrit e perdorur sipas burimeve te policise dyshohet te jete nje pistolete e kalibrit 9 mm. Viktima eshte gjetur i shtrire me pamje nga nje rruge qe mendohet se perdoret nga barinj te zones.


Menjehere pas konstatimit te trupit eshte lajmeruar policia e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimin. Ekspertet vec dy plageve te shkaktuara nga nje arme zjarri kane verejtur se viktima ishte goditur disa here ne trup ne fytyre si dhe ne sup. Ai ka marre 2 plumba ne anen e majte te brinjeve te cilet kane qene vetem hyres dhe afer njeri tjetrit.

Dyshohet se mes viktimes dhe autoreve ka pasur nje sherr dhe debat qe me pas ka perfunduar me vrasjen e Nozllit. Ky i fundit ishte larguar nga shtepia pasditen e se shtunes ndersa familja nuk kishte dijeni mbi vendndodhjen e mundshme te tij ndersa ai gjithashtu po ate dite kishte fikur telefonin.


Ne vendin e ngjarjes ekspertet kane administruar dy gezhoja qe mendohet se jane te armes se krimit si dhe sende te tjera per te cilat ekspertet dyshojne se jane perdorur nga autoret e krimit.


Nderkaq ne vendin e ngjarjes jane verejtur edhe dy gropa me nje thellesi prej rreth 40 centimetra me gjeresi rreht 15 cm dhe rreth gjysme metri te gjata. Policia dyshon se keto gropa jane perdorur nga personat per te fshehur ndonje objekt apo mall. Dyshimi me i madh i hetuesve eshte se ato mund te jene hapur per te fshehur ndoshta ndonje sasi lende narkotike.


Gjithsesi policia ende nuk ka saktesuar nese gropa ishte hapur nga personat qe ndodheshin me te vrarin por dyshimet me te medha te tyre jane per kete fakt. Hetuesit kane marre ne pyetje kalimtaret e rastit te cilet kane gjetur viktimen si dhe pritet qe te pyesin dhe pjesetaret e familjes apo dhe te aferm te te vrarit duke qene se gjate dites se djeshme e kane pasur te pamundur te jepnin deklarime.


Aktualisht Strukturat e Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Policise se Qarku Tirane ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane po punojne per zbardhjen e rrethanave dhe motiveve te kesaj ngjarjeje qe do te cojne ne drejtim te dokumentimit dhe kapjes se autoreve. Nderkaq policia dyshon per nje grabitje te mundshme te te riut i cili mendohet se ka pasur me vete rreth 2 mije euro.


Dyshimi i policise
Shelqim Nozlli u rrembye nga vrasesit


Shkelqim Nozlli dyshohet se eshte rrembyer nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas eshte ekzekutuar me 2 plumba ne trup. Viktima 22 vjec nga fshati Mezez Tirane u gjet ne nje rrugice 26 metra afer rruges kryesore ne aksin Tirane- Elbasan nga disa kalimtare te rastit. Sipas policise ai eshte goditur disa here ne trup me mjete te forta dhe me pas eshte qelluar me 2 plumba ne trup.


Dyshimi i policise eshte se viktima eshte marre per ta grabitur pasi ai posedonte rreth 2 mije euro me vete para keto te cilat viktima i kishte marre diten e shtune nga nje shoku i tij me pretekstin per te blere dicka. Nuk ishte hera e pare qe viktima merrte para borxh pasi kohet e fundit ai e kishte perseritur disa here kete veprim.


Nozlli eshte gjetur nga policia i shtrire permbys shume prane nje humnere me koken e kthyer nga rrugica ku kalojne kalimtare. I afermi i Shkelqim Nozllit.


Pronari i lokalit prane vendit te ngjarjes

Erdhi te shtunen me dy djem me nje veture Mercedez


Pronari i lokalit me te afert ku eshte gjetur viktima tregon se viktima eshte pare diten e shtune ne nje makine Benz ngjyre te zeze me targa te huaja ne nje lokal ne Krrabe i shoqeruar nga dy persona te tjere. Pasi kane pire nje kafe ketu ata jane larguar te tre se bashku cdo nate.


Nderkaq ne shtepine e viktimes nje kusheri i tij tregon Ishte i keqi i vetes i miri i te tjereve . Keto jane fjalet me te cilat shprehet i afermi i viktimes te gjetur mengjesin e se hene ne kilometrin e 22- te ne aksin Tirane- Durres.


Teksa nis rrefimin per kusheririn e vet Ilirjanit i vihet re ne fytryre hidherimi dhe keqardhja per kusheririn e tij 22- vjecar. I pyetur nga gazeta Shekulli ai rrefen per lidhjen e tij dhe marredhenien shume te ngushte qe kishte me kusheririn e vet.


Me imin se keshtu e therrisnim shkurt jam takuar rreth ores 1100 te dites se shtune dita kur ai iku nga shtepia dhe nuk u kthye me i gjalle. Kemi qendruar per rreth nje ore ne lokal duke biseduar me njeri tjetrin por nuk vura re asnje gje ndryshe nga ditet e tjera me pas ai u largua sepse do takonte nje shokun e tij i cili e mori ne telefon sepse imi do ti kerkonte dicka - shprehet kusheriri i viktimes per gazeten Shekulli .


Viktima kishte disa muaj qe ishte ndare nga e fejuara dhe e vuante shume kete ndarje pasi kishte 3 vjet qe ishte fejuar me te. Shkak per kete ndarje bejne te ditur burime te gazetes mesohet se ka qene fakti qe 22- vjecari luante shpesh bizhoz dhe shpenzonte nje pjese te mire te parave nga familja. Kjo gje mesa duket ka qene e padurushme per te fejuaren e Nozllit dhe ka vendosur te ndahet nga ai.


Viktima kishte rreth 2 muaj qe nuk ishte ne pune dhe kohet e fundit pjesen me te madhe te kohes e shpenzonte duke luajtur ne lojerat e fatit. Ai i kishte marre disa here para borxh shokeve te tij per te luajtur ne bixhoz dhe babai i tij nje tregtar ne Pazarin e ri i kishte shlyer keto borxhe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›