E Diel, 1 Nëntor 2026

Shisnin heroine prangosen tre vete me 1.4 gr

TIRANE- Tre persona te dyshuar per shitje dhe shperndarje te lendeve narkotike u arrestuan ne flagrance nga policia e kryeqytetit ndersa atyre oficeret iu bllokuan nje sasi te konsiderueshme lende narkotike.


Arrestimet u kryen ne dy nderhyrje te ndryshme te policise duke duke iu kapur personave edhe lenden narkotike qe ata mbanin me vete. Arrestimet u bene te ditura nga policia e kryeqytetit nepermjet nje deklarimi zyrtar te kesaj te fundit.


Sipas njoftimit ne flagrance eshte kapur dhe me pas eshte arrestuar Doni Shemko 29 vjec banues ne Tirane. Ndalimi i tij u krye pasi ne rrugen Besim Fagu gjate nje kontrolli te ndaj tij oficeret gjeten dhe i bllokuan 0.8 gr pluhur heroine e cila ishte e ndare ne tri doza e gatshme per tu shitur.


Po ne te njejten dite policia ndaloi dhe arrestoi ne flagrance Elvis Kurtin 34 vjec dhe Oltion Nano 27 vjec banues ne Tirane te cileve policia iu kapi dhe sekuestroi 0.6 grame heroine nje shiringe e mbushur me nje doze droge si dhe nje sasi prej 6 mije lekesh te reja dhe tre aparate telefonash celulare.


Te dy keta persona ne bashkepunim edhe me nje tjeter dyshohet se kishin pergatitur per shitje lenden narkotike ndersa u kapen me nje sasi parash qe mendohet se i kishin fituar nga shitja e heroines. Per personin e trete me inicialet E.D i dyshuar si pjesetar i ketij grupi policia nisi hetimin ne gjendje te lire.


Te tre keta persona dyshohen se furnizonin me heroine nje pjese te mire te tregut te heroines ne zonen perreth Medresese. Ndaj te arrestuarve policia referoi ne prokurori vepren penale te shitjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike ne bashkepunim.


Vodhi me thyerje 4 milione leke ndalohet i dyshuari


TIRANE- Nje person i denuar per vjedhje si dhe i dyshuar per vjedhje nepermjet thyerjes u arrestua te dielen ne mbremje nga sherbimet e policise se komisariatit nr.3 i dyshuar si autor i vjedhjes me thyerje te nje sasie prej 400 mije lekesh te reja ne automjetin e markes RENO te nje personi ne rrugen Prokop Myzeqari ne Tirane.


Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare ne kete zone kur i dyshuari ka thyer xhamin e vetures me targa te Kosoves 590 KS 727 e cila ishte ne pronesi te nje personi me banim ne rrugen Myslym Shyri ne kryeqytet.


I demtuari kishte lene ne automjetin e tij nje sasi parash prej rreth 400 mije lekesh te reja si dhe disa dokumente pronesie ndersa e kishte parkuar ne rrugen ku edhe u denoncua ngjarja. Kur pronari i mjetit u kthye per te marre mjetin e tij kishte vene re se ai ishte i thyer dhe i demtuar ne pjesen e xhamit te pasagjerit.


Nga kontrolli i kryer automjetit te tij i demtuari kishte verejtur se mungonin dokumentet e pronesise si dhe parate qe i kishte te futura ne nje cante. Pas hetimit te kryer policia identifikoi nje person te dyshyuar i cili u shoqerua menjehere ne komisariatin e policise nr.3 ku edhe u mor ne pyetje nga specialistet e hetimit te krimeve.


Nga marrja e tij ne pyetje si dhe nga veprime te tjera policia zbuloi se ky person ishte i dyshuari i ngjarjes duke bere qe policia te arresonte ate. Blute munden ti gjenin atij edhe nje pjese te parave te vjedhura bashke me nje cante ku ato ndodheshin si dhe dokumentet e pronesise.


Te ndaluarit policia i komunikoi arrestimin ne flagrance me akuzen e vjedhjes se kryer nepermjet thyerjes ndersa ne dosjen e tij u shenua se ai ka qene edhe me pare i denuar duke renduar poziten e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›