Gjendet i gjallë pas 12 ditësh, eskursionisti anglez
Një ekskursionist anglez u gjet sot i gjallë në një zonë me terren të thyer në perëndim të Sidnejt në Australi, pasi rezultonte i humbur prej 12 ditësh.
Jamie Neale humbi rrugën pasi kishte përshkuar me këmbë afro 10 kilometra në zonën malore të "Blue Mountains", duke lënë në hotel shumë nga sendet e tij personale, përfshi telefonin celular. Nëntëmbëdhjetë vjeçari deklaroi se u gjet nga dy ekskursionistë ekspertë dhe kishte arritur të mbijetonte me ujin e shirave të ditëve të fundit fara dhe rrënjë bimësh. Babai i tij, i cili shkoi në Sidnei për të kërkuar djalin, deklaroi se i kishte humbur shpresat se do ta gjente gjallë dhe kishte improvizuar një ceremoni lamtumire për të. "Gdhenda emrin e tij, ndeza një qiri dhe varrosa një trëndafil të kuq për Anglinë dhe kthimin e tij nga jeta e përtejme", deklaroi për gazetarët Richard Cass, pasi vizitoi djalin e tij në spital, i cili po kurohet nga pasojat e dehidratimit dhe qendrimit jashtë për një kohë të gjatë. "Është lënduar në disa pjesë të trupit. Është dobësuar shumë, por fakti që mbijetoi është fantastik", deklaroi Cass.