Linjë ajrore luksoze për kafshët
Ndërsa vendi është i prekur rëndë nga kriza ekonomike, në Shtetet e Bashkuara është hapur një shoqëri e re ajrore e dedikuar vetëm për kafshët. Pet Airuejs, ofron një eksperiencë të rehatshme fluturimi për të gjithë kafshët. Kujdesi për ta fillon që në aeroport ku do të ketë një sallë të veçantë e më pas do të transferohen në kafazët e tyre luksozë. Në bordin e avionit do të ketë një zonë për macet dhe një për qentë. Fluturimet brenda 5 qyteteve variojnë nga 149 në 299 dollarë.