E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari kërkon lavdinë e viteve 80

Flamurtari po bën rikthimin e tij në Europë pas 13 vjetësh mungesë. Skuadra ka lënë më shumë shenjë nga ekipet shqiptare duke shkuar deri në turin e tretë në vitet ’80 kërkon të përsërisë të njëjtat emocione. Skuadra e Memushit do të luajë pasditen e së enjtes në turin e dytë të Europa League me skocezët e Motherëell dhe pritet që stadium të mbushet. Shitja e biletave ka nisur që dje dhe ka inters për blerjen e tyre. Tifozët kanë rendur në sportelin pranë stadiumit për të marrë biletat që kushtojnë deri në 2 mijë lekë. Ka nga ata që edhe pse bastet nuk e favorizojnë Flamurtarin përcaktojnë edhe rezultati. Në turin e dytë të Europa League nga ekipet shqiptare po të enjten luan edhe Vllaznia që do të jetë në Vienë përballë Rapid.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›