Gjendet i masakruar me thike i divorcuari
Fier-Nje person eshte gjetur i masakruar me thike, brenda ne banesen e tij ne qytetin e Fierit. Ne oret e para te mengjesit te djeshem policia ka marre njoftim per kete ngjarje dhe ka shkuar menjehere ne adresen e lajmeruar. Sapo kane mberritur atje, policia ka konstatuar vdekjen e 48-vjecarit, Ylli Zeqo, lindur ne Mallakaster dhe banues ne Fier. Mesohet se pak momente para se te lajmerohej policia, ka qene djali i viktimes, ai qe ka shkuar i pari ne banesen e te atit, i cili kishte disa kohe qe ishte i divorcuar nga gruaja. Djali nuk u ka besuar syve kur ka pare te atin pa shenja jete dhe te mbuluar nga gjaku, i cili dukej se ishte i thare. I tmerruar ai ka lajmeruar policine, e cila rreth ores 10.30, ka mberritur ne banesen, ku ishte marre sinjalizimi ne lagjen "Kastriot" te qytetit. Me marrjen e ketij njoftimi strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut kane nisur veprimet e para hetimore, sipas te cilave rezultoi se viktima ka gjetur vdekjen si pasoje e disa goditjeve me mjete mprehese, thike. Ceshtja eshte marre ne dore nga strukturat e Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier, ne bashkepunim me strukturat e komisariateve Fier, Lushnje dhe Mallakaster. Ato kane nisur punen per zbardhjen e kesaj ngjarje. Nga hetimet e para te grupit hetimor, mesohet se viktima ka gjetur vdekjen rreth 2 dite me pare, si rezultat i 8 plageve depertuese te shkaktuara nga nje mjet mprehes. Sipas policise hetimet jane perqendruar ne disa pista per zbardhjen dhe dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje. Nje prej pistave te mundshme eshte ajo e vrasjes, por nuk perjashtohet edhe pista e vetevrasjes. Ylli Zeqo, ishte babai i dy femijeve dhe kishte disa kohe qe ishte divorcuar nga gruaja. Pas ndarjes ai jetonte i vetem ne banese, ndersa ish-bashkeshortja jetonte me dy femijet, produkt i marteses se tyre. Mesohet se viktima ka pasur probleme ekonomike, pas ndarjes. Mesohet se grupi hetimor i ngritur per kete ceshtje, ka marre ne pyetje familjare dhe te njohur, te rrethit te ngushte te viktimes, per zbardhjen e motiveve te kesaj ngjarje dhe autoreve te mundshem te saj. Eksperte te policise gjyqesore dhe prokurore, po punojne ne menyre intesive per dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarjeje.