E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 38-vjecarit, policia: U vetevra

Shkoder-Policia e Shkodres, ka zbardhur shkaqet e vdekjes se 38-vjecarit, Dashamir Cerjani, ne fshatin Berdice e Mesme, ne Shkoder. Pas marrjes se njoftimit nga ana e policise, jane kryer te gjitha veprimet hetimore ne vendngjarje, nga ku ka rezultuar se viktima banor i ketij fshati, ishte vetevrare me arme. Nga kqyrja e kufomes, si dhe bazuar dhe ne deklarimet e marra nga te aferm te viktimes, deshmitare prezent ne ngjarje, kane traguar se Dashamir Cerjani, kohet e fundit kishte shfaqur crregullime psiqike. Per pasoje, ai ka qelluar veten nje here ne koke, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Prane trupit te pajete, u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale, arma e krimit, tip pistolete Makarov, se bashku me 1 fisheke ne fole dhe 6 fisheke ne kreher.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›