E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet duke u lare ne det 23-vjecari

Shengjin-Nje i ri 23-vjecar, eshte mbytur ne rrethana te paqarta ne detin Adriatik, ne plazhin e Shengjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth ores 19.00. Viktima e kesaj ngjarje aksidentale, eshte identifikuar nga nga policia e Lezhes. Ai eshte Alfred Ujka, me banim ne fshatin Gocaj te Lezhes. Mesohet se 23-vjecari ka qene duke u lare ne det ne momentin e mbytjes, por ende nuk dihen arsyet e mbytjes, nese ai nuk dinte not, apo nese ka pasur probleme me zemren. Policia eshte lajmeruar per ngjarjen nga plazhiste te tjere, te cilet kane verejtur ne det trupin e mbytur te nje personi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›