E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i mbytur në rezervuarin e fshatit një 43-vjeçar

Elbasan- Një 43-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Funarë të Elbasanit, kur kalimtarë të rastësishm kanë dalluar që nga rruga një njeri nën ujë.

“Vitima është shtetasi Neshat Tolaj, 43-vjeç, banor i këtij fshati”- thanë burimet e policisë, por pa dhënë të tjera detaje rreth ngjarjes.

Sipas tyre, trupi i pajëteë është konstatuar nga persona të rastësishëm që kanë kalur në këtë zonë. Kur janë afruar tek rezervuari ata kanë parë se personi brenda ujit nuk kishte shenja jete dhe në kushte të tilla kanë njoftuar me urgjencë policinë. Sipas burimeve zyratre të policisë lokale, mësohet se një grup hetimor ka shkuar në fshatin Funarë për të hetur rreth ngjarjes.

Ende nuk mund të thuhet nëse kemi të bëjnë me një vdekje aksidentale, apo me një vetëmbytje nga ana e 43-vjeçarit. Ekspertët do të dalin me një konkluzion pas ekspertizës, ndërkohë që policia po heton, duke mbledhur dëshmi edhe nga familjarët e të njohurit e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›