Rrëfimet e Dianës, katër letra shiten për 28.500 stërlina
Londër- Janë shitur në një ankand katër letra të princeshës Diana, të shkruara kur ajo ishte shumë e re. Vlera e tyre kapi shumën e 28.500 stërlinave. Në një prej letrave, shkuruar në vitin 1978, Diana, që atëherë ishte 17-vjeç, tregon se kishte tentuar të martonte motrën e saj të madhe, Sarah me princin Carlo, pikërisht me atë që në vitin 1981 do të kurorëzohej në martesë, për t’u bërë bashkëshortja e princit.
Diana në letra, trengon se vëllai Charles, motra Jane dhe ajo ishin impenjuar të gjithë dhe se Carlo nuk ishte i vetmi objektiv i tyre. "Në vitet e fundit, Jane, Charles dhe unë kemi tentuar të martojmë Sarah me burra të ndryshëm, por kemi tentuar në të gjitha mënyrat", shkruan ajo.
"Menduam që edhe princi Carlo mund të ishte në listën e përzgjedhur prej nesh, por më vonë kjo mundësi u lëkund”- shton ajo në letër. Letra u shit për 12.431 stërlina, ka sqaruar shtëpia që bëri shitjen, “Reeman Dansie”.
Në të njëjtën letër, Diana, që mund të bëhej një modele universale e elegancës, pas martesës me princin Carlo, tregon se pëlqen të kërcejë dhe të këndojë. "Zëri im është i tmerrshëm dhe nëse e shoh veten duke kërcyer është njësoj si të shohësh një elefant”- shkruante princesha e ardhshme e Galles.