E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesta: Kam menduar terheqjen

Kam menduar terheqjen, por tani jam gati qe te bashkohem me ekipin ne stervitje. Alesandro Nesta eshte mire dhe ka lene pas demtimit. Mbrojtesi pasi ka pushuar dy muaj ne Majemi, eshte gati te rikthehet ne fushe, per te qene pjese e kuqezinjve. "Jam i kenaqur me punen qe kam bere dhe kam dashur te kthehem per te qene nje lojtar, me te njejten peshe dhe shpresoj se do te jem i riaftesuar plotesisht, shume shpejt." Mbrojtesi ka edhe nje problem me shpinen. Gjithsesi, kampioni i botes me "axurret" shprehet se shume shpejt mund te largohet nga futbolli. Nesta, i cilesuar si nje prej mbrojtesve me te mire te botes ka shume kohe qe nuk luan, per shkak te nje demtimi. Mbrojtesi i Milanit ishte pjese e ekipit te tij, ne nje ndeshje miqesore pak kohe me pare, kur Milani luajti ndaj Tiranes. Nesta eshte aktivizuar nje pjese loje, por pritet te rikthehet perfundimisht shume shpejt, per te qene ne dispozicion te trajnerit Karlo Anceloti. Deri tani, problemi me i madh i Milanit ka qene mbrojtja, e cila ka deshtuar ne disa ndeshje, duke vene ne diskutim edhe objektivin e kuqezinjve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›