Gjinushi: LSI, taktike per kryeminister
"Partia Socialdemokrate ka taktiken e vet ne funksion te se majtes dhe jo si partia Levizja Socialiste per Integrim qe te jete percaktuese per marrjen e postit te Kryeministrit". Kjo eshte deklarata e kryetarit te kesaj partie, Skender Gjinushi, dje ne mbledhjen e Keshillit Drejtues Kombetar, ku u diskutua mbi pergatitjet dhe hapjen e fushates zgjedhore ne parti dhe pergatitja per zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit 2009. "PSD nje synim te qarte, per t'u rikonfirmuar si force e trete politike ne vend, sigurisht pa pare endrra me diell te ndonjerit qe kerkon te dale force e pare, por do dale i 4-ti e poshte", deklaroi Gjinushi. Sipas kreut te PSD-se, gjithmone taktiken e vete politike e ka vene ne funksion te se mires se vendit, se pari, te se majtes se dyti, dhe sigurisht dhe ne funksion te interesave dhe mbeshtetesve te PDS. "Dhe jo si LSI, e cila gjithnje luan taktiken e nje force as majtas, as djathtas vetem e vetem qe te jete force percaktuese per marrjen e postit te Kryeministrit sipas taktikes se tyre", shprehu qendrimin kryetari i partise politike te trete ne vend. Sipas tij, kjo eshte nje taktike e deshtuar, sepse pati kosto ne 2005. Pra te majtet tashme e kane kuptuar qe keto pozicionime nuk i sherbejne fitores dhe rrjedhimisht gjithe ata qe duan ndryshimin e madh do votojne per grupimin qe eshte per kete ndryshim, PSD-PS dhe forcat e tjera perberese. Ai gjithashtu vleresoi si nje pervoje negative me LSI, pasi ne zgjedhjet lokale kur moren sebashku votat e te majtes nuk i perdori per ato. "Pra LSI eshte nga ato qe dhe kur futet me ty ne zgjedhje, nuk del me ty mbrapa, dhe jo me kur pozicionohet as mish, as peshk, gje qe sigurisht ve shume ne dyshim qellimin real te kesaj parti", theksoi gjate fjales ne KDK, Skender Gjinushi.