Tiranë- Babai hedh foshnjen 3 ditëshe nga kati i katërt i maternitetit
Tiranë- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pasi babai ka hedhur nga kati i katërt i maternitetit foshnjën e tij të sapolindur.
Ngjarja ka ndodhur reth orës 09:00 në maternitetin Koço Glozheni, ndërsa mësohet se Hysen Biba ka shfrytëzuar mungesën e infermiereve dhe ka rrëmbyer foshnjën tre ditëshe të seksit mashkull duke e hedhur nga dritarja.
Foshnja pas rënies ka qenë ende në jetë, por për shkak të plagëve të marra disa minuat pas ngjarjes ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në ndjekje të babait është vënë policia, e cila pas rreth 1 ore kërkimi ka arritur ta ndalojë autorin në zonën e Kamzës. Ndërkohë që është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të cilat mund ta kenë shtyrë Bibën drejt këtij akti.
Burimet nga spitali bëjnë me dije se Biba vuante nga gjendja e depresioni, dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve të ngjarjes. Menjëherë pas aktit ai është larguar me shpejtësia nga godina dhe me automjetin e tij ka tentuar ti shpëtojë policisë duke lëvizur në zona të ndryshme të kryeqytetit, deri në momentin e arrestimit.
Mësohet se bashkëshortja e tij për shkak të ngjarjes ndodhet në gjendje të rëndë, dhe nën kujdesin e mjekëve dhe të psikologëve.
/IDEA/