Korce nena dhunohet seksualisht nga i biri

Një 71 vjeçare nga Korça denoncon dhunën seksuale që prej disa vitesh ushtron djali i saj i cili është kartelizuar si i sëmurë mendorë. E moshuara ka rrëfyer se prej 8 vitesh djali i saj 51 vjeçar e dhunon seksualisht në mënyrë të vazhdueshme duke ushtruar ndaj saj edhe dhunë fizike gjithashtu. E vetmja mënyrë për ti shpëtuar agresionit të birit tregon 71 vjeçarja është largimi nga shtëpia madje edhe gjatë orëve të natës. Ajo kërkon ndërhyrjen e menjëhershmë të institucioneve shëndetësore dhe shtrimin e 51 vjecarit në një spital psikiatrik pasi ai ka sjellje mjaft agresive dhe të pakontrolluar duke vënë edhe në rrezik jetën e të moshuarës. 51 vjeçari Mihallaq Pitushi është kuruar prej 10 vitesh në spitalin psikiatrik të Elbasanit me diganozën e skizofrenisë, por rreth 5 vite më parë ai është nxjerrë nga spitali pasi sipas mjekëve gjendja e tij ishte e përmirësuar dhe ai nuk paraqiste më sjellje agresive.