Babai hedh nga kati i katert i maternitetit foshnjen dyditeshe
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin gjatë mbrëmjes së sotme. Babai i një foshnje dyditëshe ka hedhur nga kati i katërt i maternitetit “Koço Gliozheni” foshnjën e tij, të seksit mashkull, e cila ka humbur jetën menjëherë pas përplasjes e tokën. Hysen Biba me origjinë nga Kukësi u largua menjëherë pas hedhjes së foshnjës nga dritarja vendngjarja me një automjet.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje makabre, por nga të dhënat paraprake mësohet se shkak ka qenë një grindje mes bashkëshortëve. Sipas burimeve policore mësohet se Biba ka pasur probleme depresioni, ndërkohë që pranë nënës së foshnjës ndodhen psikologë dhe mjekë, pasi ka pësuar “shok” pas kësaj ngjarje tronditëse.
Ndërkaq policia ka arrestuar autorin e ngjarjes në afërsi të Kamzës, në dalje të kryeqytetit, pas ngritjes së postblloqeve në të gjitha rrugët dhe kontrolleve në banesën e tij dhe të të afërmve.
Rubena Moisiu në abc news: I gjithë personeli mjekësor i tronditur
“Uroj që drejtësia të japë dënimin maksimal”- kështu ka deklaruar për Abc Neës drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” Rubena Moisiu, e cila konfirmoi se nëna e foshnjës është nën kontrollin e mjekëve dhe se i gjithë personeli mjekësor është tronditur nga kjo ngjarje.
“I gjithë personeli është i tronditur nga ngjarja, ne promovojmë faktin që babai të rrijë pranë fëmijës. Ne po kujdesemi që nëna të jetë në gjendje të sigurtë, dhe të mbrojtur. Zonja Biba mbahet me qetësues për shkak të traumës psikologjike, është e shokuar, parametrat shëndetësorë janë normalë”- deklaroi drejtoresha Moisiu