E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë në banesë 63-vjecari. Policia: Ka vdekur 1 javë më parë

TIRANE-Një 63 vjecar është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe sipas policisë dyshohet që ai të ketë ndërruar jetë rreth një jave më pare.

Burimet nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se 63-vjecari Ali Murati është gjetur i vdekur në banesën e tij në katin e 5-të të një pallati në rrugën, Pandi Dardha në Laprakë, në periferi të Kryeqytetit. Viktima jetonte i vetëm dhe kanë qenë fqinjët qe kane njoftuar policinë, pas shqetësimit se nuk e kanë parë të lëvizte prej disa ditësh ndërsa dera e banesës se tij ishte e mbyllur.
Pikërisht për këtë shkak është dashur ndërhyrja e efektiveve të sherbimit zjarrfikës që nëpërmjet shkallëve mundën të hyjnë në banesën e personit dhe të nxjerrë trupin e viktimës.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›