Plas te Siti, Baloteli e Riçards zihen me grushte
TIRANE-Sezonin e shkuar ishin Zherom Boateng dhe Vinsent Kompani, ndërsa dje ka qenë radha e Miçard Riçards dhe Mario Balotelit. Dy futbollistët e Mançester Sitit janë kapur me njëri-tjetrin në seancën e djeshme stërvitore, duke prishur disi atmosferën në skuadër. Sipas "The Guardian", që ka fotografuar ngjarjen, sherri nisi pas një minindeshjeje. Dy lojtarët nisën të ngacmoheshin në fillim me fjalë dhe më pas tonet u ngritën, duke kaluar edhe në fraza të rënda. Në një moment, Miçah Riçards nuk ka duruar më dhe ka shkuar të godasë Balotelin. Mes dy shokëve të skuadrës nuk kanë munguar përplasjet fizike dhe për t'i ndarë është dashur ndërhyrja e futbollistëve të tjerë. Riçards ka qenë thuajse i papërmbajtshëm për të goditur SuperMarion, megjithatë falë edhe ndërhyrjes energjike të Jaja Ture, sherri u shua shpejt. Publikimi i fotove të sherrit bëri që edhe Mançester Siti të konfirmonte incidentin, por duke shtuar se bëhej fjalë vetëm për një moment nervozizmi dhe se më pas gjithçka është shuar. "Ishte një incident i vogël, i shkaktuar nga stresi në prag të përballjes delikate me Arsenalin, - bëri të ditur klubi i Mançester Sitit. - Gjithçka u harrua sapo dy futbollistët hynë në dhomat e zhveshjes".
Për të konfirmuar atë çfarë tha klubi, Riçards shkroi më pas në Tuiter se përplasja me Balotelin kishte marrë fund dhe ishte diçka e harruar. "Mes meje dhe Marios gjithçka është në rregull. Këto janë gjëra që ndodhin në stërvitje dhe në fund ne i dhamë dorën njëri-tjetrit. Do të thotë që në skuadër ka pasion", u shpreh ai. Në fakt, incidente të tilla mund të kenë ndodhur edhe në ekipe të tjera, por te Siti është shumë e lehtë që ato të merresh vesh nga paparacët dhe nhga shtypi. Arsyeja? Gjithçka këtu ndodh në qendrën stërvitore të Kerringtonit, e cila është e hapur për mediat. Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që imazhet e sherreve që ndodhin brenda ekipit dalin në faqet e gazetave apo të tabloidëve, klubi i Sitit ka vendosur të forcojë masat për kurreshtarët apo "spiunët".
Sherri mes Balotelit e Miçah Riçards nuk është i pari që ndodh te skuadra e "milionerëve". Një vit më parë, Zherom Boateng e Vinsent Kompani u bënë protagonistë të një përplasjeje të rëndë fizike, që përfshiu një pjesë të madhe të ekipit. Sherr pati edhe mes Mario Balotelit e Emanuel Adebajor apo mes trajnerit Mançini dhe ish-sulmuesit Kreg Belami, ndërsa klubi është detyruar shpesh të marrë sanksione. Këtë vit, skuadra kryesuese e Premier Ligës u vu në qendër të vëmendjes pas përplasjes mes Roberto Mançinit dhe Karlos Tevez në ndeshjen e Champions League ndaj Bajernit të Mynihut. Sulmuesi argjentinas refuzoi të futej në fushë dhe kjo i kushtoi përjashtimin nga skuadra.
(d.b/BalkanWeb)