E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetencat, Ina Rama: Hetimin, e gëzojmë me Kushtetutë

TIRANE-Deklarata e Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani për kompetencat në hetime nuk është kaluar në heshtje nga ana e kryeprokurores së Republikës, Ina Rama. Prokurorja e Përgjithshme ka bërë të ditur sot gjate nje seminari ne Pogradec, se kompetencat për hetime prokuroria i gëzon nga Kushtetuta, pasi me ligj hetimet theksoi ajo, i kryen ky organ i drejtësisë.
Në rast se policia kërkon më shumë kompetenca në hetimet, tha Ina Rama- duhet parë me cdo kush Kushtetuta.
“Nqs do të flasim pastaj për të drejtën e prokurorit për të bërë hetime, apo për të përfaqësuar akuzën në gjyq, mendoj se kjo është një gjë që lidhet me funksionet kushtetuese që ka prokuroria, nuk mund të bëhet në kuadrin e një ndryshimi procedurial”.

Sa i përket policisë, Ina Rama se policia mund të kryejë hetime sepse ka disa kompetenca.
“Unë mendoj që Policia e Shtetit gëzon të gjitha tagrat dhe kompetencat për të kryer aktivitetin e saj hetimor për vepra penale në rastet që ajo referon. Nuk ka asnjë mangësi, asnjë pengesë në drejtim të atyre mundësive ligjore që vecanërisht Policia e Shtetit ka për të bërë hetime, vecanërisht në rastet që referohen prej saj”.

Kryeprokurorja bëri të ditur se ka një marrëveshje të prokurorëve për marrëdhënie reciproke me policinë në kuadër të hetimeve.
“Në Maj të vitit 2008, unë dhe z Nishani kemi nënshkruar një urdhër të përbashkët me qëllim që të specifikojmë në detaje të gjitha funksionet e Policisë së Shtetit që lidhen me hetimin”.

Pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Bujar Nishani është shprehur se policia duhet të ketë më tepër akses për të hetuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›