E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq shkatërron gjirin e Durrësit

Durrës- Erërat e forta dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar dëme të medha në bregdetin e Durrësit.

Erërat e forta që përfshinë gjirin e qytetit bregdetar gjatë natës së kaluar, kanë shkaktuar shumë dëme materiale. Si në ambjentet publike dhe bizneset e ngritura përgjatë shëtitores bregdetare të qytetit. Si pasojë janë dëmtuar dhe shembur shtylla ndriçimi, pemë dekorative, tabelat identifikuese, si dhe disa automjete të parkuara aty pranë.

Si pasojë e motit të keq ka pasur edhe vonesa në nisjen e trageteve drejt Italisë. Mesohet nga Kapiteneria e portit të Durrësit se një nga tragetet e linjës Durrës-Bari nuk ka mundur të lundrojë natën e mbrëmshme, dhe mesohet se nisja u shty paraditen e sotme. Parashikimet flasin për një forcim të erës gjatë 24 orëve në vazhdim, e cila ka arritur shpejtësinë prej 27 m/sek.

Ndërkohë që të gjitha mjetet lundruese, si dhe kompanitë e ngarkim-shkarkimit në këtë port janë njoftuar të marrin masat e sigurisë për të shmangur çdo incident të mundshëm. I cili mund të vijë nga dallgët e larta dhe nga forca e erës që pritet të mbërrijë në 53 km/h.

STUHI STUHI STUHI STUHI 1

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›