Kapen 600 gr heroinë në Tiranë, një i arrestuar

Droga e kapur
Një 25-vjeçar është kapur mbrëmë në kryeqytet me 600 gram heroinë të pastër. Policia bën të ditur se Alfred Allajbeu, u kap në flagrancë me sasinë narkotike pas një përgjigje prej tre muajsh.
Arrestimi i tij është bërë në rrugën Fortuzi para shtijes së lëndës narkotike në lokalet e kësaj rruge. Droga ishte futur në qeme me mbishkrimin EuroSheqer, brenda së cilës kishte një pako në formë paralelopipedi të mbështjellë me natriban të tejdukshëm.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtor të Allajbeut, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkak të vazhdimit të hetimeve.
Sipas policisë ky grup është një ndër grupet kryesore kriminale që shpërndajnë lëndën narkotike të llojit heroinë në zonën bulevardit Zogu i I-rë, rruga Fortuzi, rruga e Durrësit dhe Piaca. /F.S/