Gjendet i vdekur 71-vjçari, dyshohet për pronat
TIRANË- Një i moshuar është gjetur pa jetë në shtëpinë e tij në fshatin Gror të Tiranës. Lajmi konfirmohet nga policia, sipas të cilës viktima, Shefik Grori, 71-vjç ka pasur dy plagë në kokë.
Nga këqyrja e kufomës është konstatuar se plagët në kokë nuk janë shkaktuar nga ndonjë armë zjarri, por nga sende të forta.
Mësohet se ai kishte lënë Tiranën në datën 25 dhjetor dhe ishte vendosur në shtëpinë e tij në fshatin Gror, ku edhe u gjet i vrarë.
Policia ka nisur hetimin për ngjarjen, ndërkohë që një nga pistat e hetimit është ajo e ndonjë vrasje të mundhsme për çështje pronësie.