E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet atentatori i Obames

15 vjet burg është dënimi për Kodirov infermierin 22 vjeçar nga Uzbekistani I cili kishte planifikuar të vriste presidentin e shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. Kodirov ishte transferuar më parë në Nju Jork dhe më pas në Alabama, me anë të nëj vize për studime, por nuk ishte regjistruar në asnjë shkollë amerikane. Sipas prokurorit të shtetit, Kodirov në nëj farë mënyre mund të konsiderohet një viktimë e rrjeteve sociale. I akuzuari njeh shumë pak fjalë anglisht dhe kishte kaluar shumë kohë në internet me bashkëkombasit e tij. Disa prej tyre, ishin pjesë e ekstremizmit islamik, në këtë mënyrë e kanë indoktrinuar dhe e kanë bindur të organizonte vrasjen e Obamës që duhej të ndodhte gjatë fushatës elektorale presidenciale këtë vit. Sipas prokurorëve Kodirov është bindur se amerikanët po vrisnin njerëzit e tij me gjakëftohtësi. Në këtë pikë një informator i shërbimeve sekrete, ka zbuluar planin e vrasjes dhe në mënyrë të infiltruar e ka shoqëruar një vit më parë për të blerë një automatik dhe katër granata. I kapur në flagrancë, Kodirov ëshët arrestuar dhe më pas u dënua. “Kodirov nuk është një terrorist i keq dhe i shëmtuar, por as një viktimë. Ai është një shembull se si një ri mund të radikalizohet nga propaganda në interent ka përfunduar prokurori i çështjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›