Peshkaqeni vret serfistin

Një peshkaqen afërsisht katër metër i gjatë ka sulmuar dhe vrarë Ben Lindën, një sërfist që ndodhej në Ishullin Uedxh, 180 kilometra në veri të Perth, në pjesën perëndimore të Australisë. Bëhet fjalë për sulmin e pestë brenda një viti, një numër ky shumë herë më i lartë se mesatarja. Një person tjetër që ndodhej në një motor uji, ka qenë objektivi i dytë i peshkaqenit, ndërsa përpiqej të ndihmonte viktimën. Por për fat të mirë peshkaqeni nuk ka mundur ta arrijë.