Arrestohet vajza e Robert Kenedit

Vazhdon ende të godasë mallkimi i familjes Kenedi. Kësaj here në qendër të vëmendjes është Kerri Kennedy, 52 vjeç, vajza e Robert Kennedy dhe ish- bashkëshortja e guvernatorit të Nju Jork Endrju Kuomo. Shkrimtarja dhe aktivistja amerikane u arrestua një ditë më parë pasi u përfshi në një aksident automobilistik, me akuzën se kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Automjeti i drejtuar nga Kerri Kennedy ka dëmtuar nëj automjet tjetër në autostradën e Kontesë së Uestcestër në Nju Jork, dhe më pas ka vazhduar rrugën. Kerri Kennedy u gjet më pas në automjetin e saj në dalje të autostradës pak kohë pas aksidentit. Policia shtetërore amerikane pas ekzaminimeve të menjëhershme ka konstatuar se ajo po drejtonte automjetin nën ndikimin e drogës. Ndërkohë një zëdhënës i familjes ka mohuar që Kerri ndodhej nën efektin e drogës.