E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur kishte shenja dhune

Hetimet 70-vjecari Enver Veria u gjet ne banesen e tij nga shitesi i qumeshtit

I vetem ne shtepi ku jetonte prej disa kohesh pasi familja e tij kishte emigruar ne Itali nje i moshuar eshte gjetur i vdekur dhe dyshohet se eshte vrare. Trupi i pajete i 70-vjecarit Enver Veria eshte gjetur nga nje person i fshatit i cili kishte shkuar per ti shitur qumeshtin sic vepronte cdo dite. Policia tha se ka gjetur shenja dhune ne trupin e te moshuarit duke ngritur dyshime se ai ka qene viktime e ndonje grabitjeje te dhunshme gjate oreve te nates. Policia e kryeqytetit vuri ne dukje se ngjarja eshte regjistruar paraditen e djeshme ne afersi te Rruges se Dibres. Shitesi i qumeshtit si cdo dite kishte shkuar te banesa private e 70-vjecarit Enver Veria per ti derguar nje shishe qumesht. Kur ai eshte afruar ka vene re se dera ishte e hapur dhe ka thirrur te moshuarin te cilin e njihte edhe me pare. Askush nuk eshte pergjigjur keshtu qe ka hyre brenda dhe para tij eshte shfaqur trupi i pajete i te moshuarit. I frikesuar nga kjo skene ai ka njoftuar sherbimet e policise dhe menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit Nr. 3. Fillimisht policia ka rrethuar vendin e ngjarjes duke menduar se vdekja ishte natyrale por eshte vene re se ai kishte shenja dhune ne trup. Ne keto kushte ne vendin e ngjarjes jane thirrur ekspertet e policise si dhe Seksioni Kunder Krimit ndaj Personit. Bashke me ta ne shtepine e te moshuarit kane ardhur edhe ekspertet e mjekesise ligjore. Grupi hetimor i krijuar per kete ngjarje ka vendosur qe trupi i pajete te dergohet ne morgun e Tiranes per te kryer ekzaminimet e nevojshme. Me tej specialistet e Seksionit Kunder Krimit ndaj Personit kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes ku eshte vene re se shtepia ishte shume e crregullt duke te dhene pershtypjen se dikush e kishte kthyer permbys. Gjithashtu ne banese nuk jane gjetur para apo sende te tjera me vlere por jane fiksuar nje sere gjurmesh. Duke marre ne pyetje edhe te njohurit e te moshuarit ka rezultuar se ai jetonte i vetem. Te njohurit e tij jane shprehur per policine se familja jetonte ne Itali dhe ai qendronte i vetem duke jetuar me pension. Nga ekspertiza e mjekesise ligjore ai ka rezultuar se kishte pire shume alkool. Por nga policia jane shoqeruar edhe disa veta ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›