Zjarr ne karburant panik ne autostraden Tirane-Vore
Flake zjarri kane perfshire paraditen e djeshme nje autobot me nafte qe po shkarkohej prane nje karburanti ne vendin e njohur si mbikalimi i Rinasit. Ngjarja e rende ka sjelle panik jo vetem te banoret e zones dhe bizneset prane vatres se zjarrit por edhe te kalimtaret. Sipas burimeve zyrtare te policise ne vendin e ngjarjes zjarri ka rene ne momentin kur nje autobot po shkarkohej ne depozitat e karburantit ANOIL. Makina zjarrfikesesh dhe forca te shumta policie mberriten ne vendngjarje per te menaxhuar situaten. Deshmitaret pohuan se nga zjarri u rrezikua pika e karburantit pasi flaket u perhapen shume shpejt dhe perfshine pompat e karburantit. Burimet zyrtare te policise por edhe te zjarrfikesve thane se fatmiresisht nuk pati viktima apo te plagosur ne vendin e ngjarjes por vetem deme materiale. Nga zjarri u dogj tenda e karburantit dhe fasada kryesore e tij por zjarri u ndal ne kohe dhe nuk perfshiu depot e karburantit. Nderkohe ngjarja shkaktoi nje bllokim per disa ore te qarkullimit te mjeteve ne autostraden Tirane-Durres pas panikut dhe frikes se karburanti mund te hidhej ne ere. Madje policia evakuoi edhe njerezit qe ndodheshin aty prane derisa flaket u vune nen kontroll. Pas nderhyrjes se menjehershme te sherbimit te zjarrfikeseve te Tiranes jane shmangur pasojat e zjarrit tha drejtori i Sherbimit Zjarrfikes per Tiranen Haki Hoxha. Sipas tij nese nuk do te ishte nderhyre menjehere per shuarjen e flakeve te zjarrit pasojat do te ishin teper te renda. Ndersa banoret dhe perfaqesuesit e biznesit prane karburantit ku ra zjarri shpjeguan se ishin te frikesuar se karburanti mund te shperthente dhe lane gjithcka duke u larguar me shpejtesi. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar edhe ekspertet e policise. Pas shuarjes se flakeve ata kane nisur punen per te zbardhur shkaqet qe sollen shperthimin e flakeve ne autobotin qe po shkarkonte naften ne depozita. Policia pritet qe sot te jape nje konkluzion mbi shkakun e zjarrit pas bashkepunimit edhe me ekspertet zjarrfikes.