E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i shkarkuar i Omonia-s se Korces Shteti te mos perzihet ne toke te kishes

Skandali Naum Disho reagon pas shkarkimit Une jam perfaqesuesi legjitim i organizates se minoritetit grek

Kryetari i shkarkuar i Omonia-s se Korces Naum Disho u eshte kunderpergjigjur deklaratave te bera nga kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule duke pretenduar se ai njihet si kryetar legjitim i organizates se minoritetit grek per Korcen dhe se drejton nje organizate te ligjshme. Sipas Dishos emri i tij jo vetem qe figuron ne Omonia por pretendon se eshte i zgjedhur ne postin e drejtuesit lokal nga strukturat e organizates. Ne nje deklarate per median Disho ka hedhur akuza edhe ndaj Komunes se Boboshtices e cila sipas tij nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e kishes ne territorin e se ciles ndodhet varreza ku eshte bere ndertimi ilegal. Si kryetar i zgjedhur i organizates se ligjshme te Omonia-s dua ti kujtoj zotit Vangjel Dule deklaraten e tij se nuk me njeh dhe nuk e di se kush jam. Me vjen keq per situaten e keqe te kujteses se zotit Dule pasi ai ka qene edhe ne banesen time duke me kerkuar mbeshtetje per PBDNJ-ne ne qershor te vitit te kaluar si sipermarres dhe si qytetar. Perderisa zoti Dule mbeshtet idene se perfaqeson minoritetin grek mendoj se duhet te ndjeke te gjitha deklaratat qe behen ne media dhe jo vetem dhe i terheq vemendjen drejt deklaratave te mencura te zotit Berisha tha Naum Disho. Ai ka hedhur poshte pretendimet se nuk eshte kryetar i zgjedhur por i emeruar. Disho ka thene para gazetareve se ai eshte zgjedhur nga strukturat dhe ka si organizate te ligjshme nje numer te konsiderueshem anetaresh. Kreu i Omonia-s se Korces Naum Disho ka dale edhe kunder Komunes se Drenoves duke deklaruar se ky institucion nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e kishes per sa kohe qe varreza e Boboshtices ndodhet ne territorin e kesaj te fundit. Ai ka lene te kuptohet se varret nuk jane dhunuar per sa kohe qe gjate ndertimit nuk jane hapur themele dhe nuk jane bere germime. Per sa u perket varrezave te Boboshtices dhe memorialit qe ndodhet atje dua ti pozicionoj gjerat ne dimensionin real. Varrezat i perkasin territorit te kishes ortodokse dhe Komuna e Drenoves nuk ka asnje kompetence administrative mbi to. Ketu behet fjale vetem per nje ceshtje morale dhe jo per ceshtje ligjore. Shtresa e cimentos e hedhur ne shkalle dhe ne rrugicen mes parcelave te varreve eshte nje pune qe nuk kerkon themele dhe per rrjedhoje nuk ka qene e nevojshme te behen germime. Problemi qe eshte krijuar ne Boboshtice eshte artificial dhe inekzistent. Akti qe duhet denuar atje eshte vetem djegia e kurorave te vendosura per nder te ushtareve greke. Dua te denoncoj qarqe te panjohura qe iniciuan kete provokim ne kete varreze i cili ka per qellim direkt prishjen e marredhenieve te fqinjesise se mire mes popullit grek dhe atij shqiptar deklaroi Naum Disho ne nje konference per shtyp.

Disho ka kundershtuar edhe kryetarin e ri te sapozgjedhur te Omonia-s Ligoraq Karamelo duke thene se ai nuk eshte pjese e organizates por e partise. Per sa i perket zotit Ligoraq Karamelo ai njihet nga komuniteti grek ne Korce si person i paqendrueshem ne pozicionet e tij politike. Ai eshte i perjashtuar nga PBDNJ dhe nga lsquoOmonia dhe nuk ka te drejte te flase ne emer te saj. Ai nuk mund te flase gjithashtu se eshte kryetar i partise politike LDLNJ nje fraksion i PBDNJ-se. Pas pozicionimit te ri te lsquoOmonia-s ai duhet te dorezoje edhe karten e anetaresise para se te kalojme ne perjashtimin e tij nga kjo organizate legjitime. Helenizmi ne Korce nuk mund te perfaqesohet nga drejtues te padenje tha Disho. Ai ka mohuar per te disaten here nxjerrjen e eshtrave nga varret ne Boboshtices ndersa ka akuzuar mediat se kane ngritur nje problem qe nuk qendron. Deklaratat e Dishos kane ardhur pasi Vangjel Dule deklaroi se ky person nuk eshte anetar i Omonia-s dhe e akuzoi se ka keqperdorur emrin e organizates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›