E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur ne det dyshohet se eshte grek

Durres Kufoma u pikas nga nje anije e huaj qe lundronte per ne Bari

Nje kufome eshte gjetur ne det te hapur afro 6 milje larg bregut te Durresit. Ajo i perket nje burri te ri rreth te 35-ave dhe u konstatua nga ekuipazhi i anijes ro-ro Refax II qe po lundronte nga Durresi ne drejtim te Barit te Italise.

Menjehere kapiteni i tragetit te mallrave ka njoftuar Kapitenerine per pranine e trupit pa jete qe dyshohet paraprakisht te kete 3 deri ne 4 dite qe qendron ne ujerat e Adriatikut.

Ajo u pikas rreth ores 0700 te dites se marte ne det. I veshur me nje xhup te zi dhe pantallona xhins kufoma ka mbetur ende e paidentifikuar ndersa pritet ekspertiza mjekoligjore per te percaktuar shkaqet e vdekjes.

Pas nxjerrjes nga uji trupi i pajete eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal per tiu nenshtruar ekspertizes mjekoligjore e cila do te percaktoje dhe natyren e vdekjes.

Burime nga Prokuroria e Durresit bene te ditur se nga keqyrja paraprake e trupit nuk jane vene re plage te shkaktuara nga perdorimi i ndonje arme zjarri megjithate policia tregohet e rezervuar ne dhenien e konkluzioneve paraprake lidhur me ngjarjen.

Ne xhepat e personit te gjetur pa jete ne det eshte gjetur nje dokument ne format A4 i shkruar ne gjuhen greke por ka qene e veshtire te deshifrohet per shkak te demtimeve nga qendrimi i gjate i trupit ne uje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›