Policia ne gatishmeri per eksodin e 15 dhjetorit
Policia kufitare pergatitet per eksodin e javes se ardhshme. Ne te gjitha pikat kufitare tokesore ne porte dhe aeroporte 15 dhjetori do te gdhije me dyfishim te sporteleve ne hyrje dhe ne dalje te territorit shqiptar sepse dita e pare e levizjes pa viza perkon edhe me sezonin e pushimeve te fundvitit qe sjellin ne Shqiperi nje numer te madh emigrantesh.
Lehtesimi i procedurave te kontrollit te shtetasve mallrave dhe mjeteve ne kuader te liberalizimit te vizave eshte kthyer ne perparesi te punes se policise kufitare po dhe atyre doganore ne Durres e Shengjin. Mjafton pasaporta biometrike dhe permbushja e detyrimeve te vogla te bera publike tashme dhe gjithcka do te kryhet pa pengesa e probleme. Kjo u deklarua ne analizen vjetore te punes se Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit ne Durres ne te cilen moren pjese pervec autoriteteve dhe strukturave te sigurimit e prokurorise lokale edhe perfaqesues te OSBE-se UNHCR-se Guardia di Finanza-s misioneve te huaja policore dhe bashkepunetoreve te tjere. Raporti eshte mbajtur nga drejtuesi i kesaj drejtorie Saimir Boshnjaku i cili nder te tjera eshte ndalur ne problematiken e hasur gjate nje viti dhe sfidat e objektivat qe i presin strukturat e policise kufitare pas 15 dhjetorit dites kur hyn ne fuqi dhe liberalizimi i levizjes se lire per shtetasit shqiptare. Gjate kesaj kohe eshte deklaruar se jane marre masat per zbatimin e detyrimeve si dhe krijimin e kushteve sa me te mira per kete proces.
Edhe ne Gjirokaster ku ndodhet pika kryesore e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Greqise Drejtoria Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ka percaktuar nje varg masash per te perballuar dhe lehtesuar nje fluks te larte ne levizje ne te dy krahet qe pritet ne kuader te liberalizimit te vizave dhe festave te fundvitit. Sipas drejtorit te Policise Kufitare ne Gjirokaster Eduart Caka per te shmangur radhet ne Kakavije do te shtohen sportelet ne dalje ku do te funksionojne 15 sportele 24 ore si dhe ne rast se do kete me shume fluks do kete edhe 3 sportele te tjera shtese. Gjithashtu ai theksoi se fale mjeteve logjistike moderne qe Policia Kufitare eshte pajisur kohet e fundit si skaneri per leximin ne kohe reale te pasaportave biometrike do te beje qe perpunimi i dokumentacionit te behet shume me shpejt duke mos krijuar pengesa. Nje sere mashash jane marre edhe ne kufirin e gjelber per te goditur trafiqet e paligjshme te Droges te mjeteve motorike pra veprimtarine kriminale qe mund te zhvillohet nepermjet kufirit te gjelber.
Nderkaq sipas zedhenesit te Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres Gentian Mullai Ministria e Brendshme e Greqise ka rifreskuar qarkoren per lehtesimin e levizjes ne kufi te emigranteve qe kane aplikuar per leje qendrimi.