E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitropoliti i Beratit nuk eshte grek por arvanitas

Reagimi pas akuzave te intelektualeve

Mitropoliti i Beratit Lushnjes Kanines Vlores dhe Myzeqese eshte arvanitas. Keshtu deklaron prifti i Kishes se Shen Gjergjit ne Fier Dhimiter Loshi i cili u prononcua dje ne lidhje me akuzat qe Shoqata Kulturore e Intelektualeve Ortodokse ka bere ne drejtim te klerit.

Per te kundershtuar kerkesen e intelektualeve per zevendesimin e mitropolitit grek me nje shqiptar Ate Dhimiter Loshi tregon se Te dy prinderit e Imzot Ingatit jane shqiptare me origjine dhe per kete arsye mitropoliti e njeh mire gjuhen shqipe. Studimet e tij ne shqip ndodhen ne kishen e Fierit thote prifti i cili sqaron se mitropoliti nuk ka sherbyer asnjehere per kishen greke por ka ardhur pas qendrimit per dhjete vjet ne Afrike.

Prifti Dhimiter Loshi tha dje per Shqip se shoqata qe akuzon mitropolitin dhe klerin ortodoks ka shkelur ligjin. Ne baze te marreveshjes ndermjet Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave me nr. 10057 date 22.01.2009 neni 5 shkruhet shprehimisht se shteti respekton Kishen Autoqefale te Shqiperise dhe njeh si perfaqesues te saj vetem personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjte i kesaj kishe dhe garanton mbrojtjen e kesaj kishe nga cdo person ose grup qe pretendon emrin objektet e kultit pronat simbolet ose vulen e saj. Ky nen nenkupton gjithcka lidhur me shoqaten e cila ka vjedhur titullin. Duke u nisur nga kjo ne u drejtohemi autoriteteve shteterore qe te nderhyjne.

Duke u shprehur i prere se Shoqata e Intelektualeve Ortodokse ngre pretendime percarese Ate Dhimiter Loshi kthen pergjigje edhe per daten e themelimit te kishes ne Fier apo zonen e Myzeqese.

Ndersa intelektualet e Fierit te perfaqesuar nga Harrilla Kolici pretendojne se Kisha e Shen Gjergjit njeh si date themelimi vitin 1712 kleri aktual drejtues jep pese fakte te tjera te cilat e vonojne daten e themelimit. Kjo ceshtje ka hapur mjaft debat ne Fier ku ortodokset jane ndare ne dy pjese nje prej te cilave mbron tezen e themelimit te hershem dhe ajo qe respekton klerin zyrtar njeh nje date te mevonshme.

Jane pese fakte te pakundershtueshme lidhur me daten e krijimit te Kishes se Shen Gjergjit. Sipas perkthimit nga greqishtja te pllakes se kishes se vjeter asaj te Shen Merise del se kisha u ndertua ne vitin 1782 me 24 shkurt nga ndertuesi Jeromonak Joasafi. Fakti i dyte eshte se pllaka eshte vendosur nga mjeshtri Gega qe ka shkruar jo vetem vitin 1782 por edhe emrin e tij. Gjithashtu edhe punimi i portes se kishes ne vitin 1783 tregon nje fakt me shume. Ne ikonostasin e kishes eshte viti 1786 dhe se fundi ne nje ikone te Krishtit qe ekziston edhe sot ne kishen tone shkruhet 1786 shkurt 16 me doren e Jan Cetirit nga qyteti Grabove shpjegon prifti Loshi.

Me tej ai ka sqaruar se kambanat e kishes nuk bien pasi prej disa muajsh kane defekt. Ndersa per pretendimet e ekzistences se disa shkrimeve ne greqisht ne themelet e kishes ai kerkon qe autoritetet ta hetojne kete ceshtje. Punimet e kishes se re qe u inaugurua ne vitin 2000 jane bere nga firma Tris. Ne kemi mbikeqyrur por nuk kemi nderhyre. Akuzat le te kanalizohen zyrtarisht dhe te hetohen ndertuesit ka thene Ate Dhimiter Loshi. Nderkaq Llazar Cuka koordinatori i zyres teknike ne Mitropoline e Beratit qe ka ndjekur punimet per ndertimin e Kishes se Shen Gjergjit thote se eshte i gatshem qe te nderhyje ne infrastrukturen e kishes per te nxjerre materialet per te cilat ngrihen pretendime.

Prifti i Kishes se Shen Gjergjit eshte i pari klerik ortodoks qe u pergjigjet akuzave te artikuluara nga Shoqata Kulturore e Intelektualeve Ortodokse te Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›