E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize rritet me 44 kriminaliteti

Analiza Policia Kemi rritur edhe zbulueshmerine

Viti qe po mbyllim ka shenuar rritje te dukshme te kryerjes se veprave penale ne Rrethin e Bulqizes. Kjo eshte konfirmuar ne analizen vjetore te Komisariatit te Policise Bulqize. Sipas ketij raporti mesohet se numri i veprave penale dhe autoreve te tyre gjate ketij viti ka shenuar rritje. Deri me tani jane evidentuar gjithsej 95 vepra penale te ndryshme nga 66 te tilla qe jane evidentuar gjate vitit te kaluar. Numri i autoreve te implikuar ne keto vepra penale shkon ne 142 persona nga te cilet 39 jane arrestuar ne flagrance 4 jane shpallur ne kerkim dhe 99 persona hetohen ne gjendje te lire. Duke e krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ku ka pasur 66 vepra penale kemi nje rritje prej 29 veprash penale ose 44 per qind me shume. Por sipas policise nje rritje e tille nuk tregon rritje te kriminalitetit por tregon nje evidentim te sakte dhe ne kohe gjate ketij viti te ndodhjes se veprave penale gje qe le te kuptohet se ne vitin e kaluar mjaft nga veprat penale te ndodhura nuk jane regjistruar nga policia. Rritje gjate ketij viti blute e Bulqizes kane shenuar edhe ne zbulueshmerine e veprave penale ne masen 95 per qind te tyre ose 14 per qind me shume se gjate vitit te kaluar ku zbulueshmeria ka qene 81 per qind. Me shume vepra penale gjate ketij viti jane ato te vjedhjes dhe plagosjes me dashje 36 te tilla. Ndersa veprat e tjera penale kane qene ato te armembajtjes pa leje prerjes se jashteligjshme te pyjeve kanosjes dhunes etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›